Lefter Sota: 863 mijë eurot, të ardhura nga biznesi. Verifikoni pasurinë time!
10/11/2017 11:13
Biznesmeni Lefter Sota përmes një memoje dërguar Prokurorisë për Krime të Rënda flet për burimin e parave të sekuestrua gjatë ndalimit të djalit të tij.
Biznesmeni deklaron në memon e tij se paratë janë të ardhura të siguruara nga biznesi dhe u kërkon prokurorëve që të verifikojnë të gjitha pasuritë e tij.
Memoja është dërguar pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria për burimin e 863 mijë eurove të gjetura në makinë gjatë ndalimit të tij në Elbasan.
Bashkë me shumën e parave në automjet u gjetën edhe dy leje lundrimi të Saimir Tahirit, që thotë se mund t’i ketë harruar shoferi i ish-ministrit të Brendshëm.
Top Channel