Një qytetar me origjinë shqiptare u qëllua me katër plumba pasditen e së martës në Guayaquil të Ekuadorit, sipas televizionit vendas Ecuavisa.
Rreth orës 5:30 të pasdites, dy persona me motor e ndoqën makinën Ford Explorer të të plagosurit kur ata vazhduan ta sulmonin atë nga dritarja e pasagjerëve.
Mediat atje thonë se kanë qënë dhe dy persona të tjerë me origjinë shqiptare bashkë me të plagosurin, të cilët nuk u lënduan, por emrat nuk bëhen të ditur.
“Sapo ndodhi ngjarja, i plagosuri u dërgua në spital dhe gjendja e tij ishte e qëndrueshme”, tha Romel Navarrete, shefi i Qarkut Model të Policisë së Ekuadorit.
“Ne nuk mund të hamendësojmë për përpjekje për vrasje për shkak pune ose grabitje. Ne jemi në proces hetimi”, tha Navarrete.
Top Channel