Manaj, gol për Granadën pretendente drejt La Ligas

22/10/2017 12:49

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj shfaqi një formë të mirë në suksesin e skuadrës së tij, Granada, në kategorinë e dytë spanjolle.

Futbollisti, i cili prej dy sezonesh ka kaluar nga njëri huazim te tjetri, tashmë në gadishullin Iberik, ishte autor i golit të tretë të miqve, në suksesin 1-3 në fushën e Numancias.

Numancia u dorëzua përballë sulmit të Granadës, me Rey Manajn që shënoi golin e fundit të sfidës në stadiumin “Los Pajaritos”.

Shqiptari përfitoi nga një pasim i Machis, për të tundur rrjetën në një pozicion komod. Me këtë sukses, Granada shkon në kuotën e 19 pikëve në kategorinë e dytë spanjolle.

Top Channel