Atak kardiak për futbollistin 20-vjeçar (Video)
09/07/2017 00:00
Miqësorja Ajax-Werder Bremen për pak sa u kthye në dramë, kur në minutën e 71 të ndeshjes njëri nga futbollistët pati një atak kardiak dhe u rrëzua në tokë.
20-vjeçari Abdelhak Nouri, lojtari i Ajax nga Zelanda e Re, u ndihmua menjëherë nga dy ambulanca dhe mjekët i bënë masazh kardiak. Pas disa minutash, Nouri u transportua me helikopter në spital.
Klubi holandez njoftoi në llogarinë e tij në Twitter se lojtari i ri vuajti nga një aritmi e fortë, por gjendja e tij tashmë është e stabilizuar. Por, më vonë, sërish në rrjetet sociale, Ajax njoftoi se futbollisti është në koma të induktuar.
Abdelhak Nouri ka luajtur deri tani me Ajax 9 ndeshje në kampionat, 3 në Europa League dhe 3 në Kupën e Holandës.
Top Channel