Në këto punë për të cilët studentët e atelierit të grafikës në Universitetin e Arteve kanë punuar përgjatë një viti akademik ka shumë ide. Konceptin e tyre mbi të bukurën ata e shprehin në forma të ndryshme si grafika, printime në letrën e punuar me dorë, animacione, instalacione etj.

Në një studio në fakultet këta studentë po punonin për riciklimin dhe na bënë pjesë të procesit sesi bëhet një printim në një letër të bërë me dorë.

“Sigurisht ky është një proces i shkurtuar i përgatitjes së letrës, po ne na jep mundësinë që në këtë letër studentët të prinotjnë vetë punët e tyre, domethenë gjithë procesi është i personalizuar nga studentët”, thotë Mikel Temo, pedagog në Fakultetin e Arteve të Bukura.

Ekspozita është konceptuar e shtrirë në korridorin e fakultetit. Çdo hapësirë përmban një copë art. Edhe ndriçimi i shërben këtij ekspozimi në varësi të zhanrit artistik.

“Unë përfaqësoj lëndën e imazhit dixhital dhe pikturës dixhitale. Mund të aplikohet shumë mirë për arkitekturë, për modelime 3d, për animacion”, deklaron  pedagogu Ari Aleksi.

Në aspektin kuratorial, studentët konceptohen si artistë të lirë, por edhe orientimi i tyre kah temave është një proces i pandarë nga mësimdhënia, sidmos kjo e lidhur me artin bashkëkohor.

“Kemi një proces të të gjithë punës që është bërë në laboratorin e grafikës qoftë në print making, pra në grafikën e lirë në teknikat tradicionale, gjithashtu edhe në atë që quhet, sot një imazh dixhital”, shprehet Ardian Isufi, dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura.

Orientimi më i madh, dukshëm edhe në këtë ekspozitë i përket artit bashëkohor.

Top Channel