“Vëthi i munguar” i Alimanit

18/05/2017 00:00

Në filmin “Vëthi i munguar” të Bujar Alimanit shpaloset një potencial i madh i aktores grua. Ema Andrea personifikon në mënyrën më të mirë të mundshme, një grua të tradhtuar nga burri, që s’jeton më. Kërkon takim me të dashurën e tij në rol Adele Gjoka. E më pas përjeton ndaj saj urrejtjen, përçmimin, dhembshurinë e deri në përkujdesje.

“Aty ajo e fton në shtëpi i ofron verë. Gatuan për të. E ofendon. E përçmon. E përdhunon. E më pas e përkëdhel si një fëmijë dhe i vësh fustanin e saj të martesës”, shprehet Bujar Alimani, regjisor.

Bujar Alimani gjithmonë është intriguar në kinemanë e tij nga figura e femrës. Nga e brendshmja e saj. E ka kërkuar në detaje atë dhe ka dashur ta zhveshë nga një cungim që kinemaja e mëparshme këtu i ka bërë asaj.

“Unë gjithmonë kam qenë i rrethuar nga dashuri femëror. Nga nëna, bashkëshortja, vajza, ju, e përreth. Prandaj e ve figurën e saj të cunguar në qendër”, shton Alimani.

Në “Vëthin e munguar” ka plane të gjata. Luhet shumë me detajin. Kamera shpesh është e shfokusuar. Gjithçka zhvillohet në një ambient të mbyllur. Fili është xhiruar për vetëm dy ditë dhe është një projekt I iniciuar si Independent. Sa i përket zgjedhjes së tij për vetë dy personazhe ai e ka një shpjegim.

“Doja të kisha një subjekt me vetëm dy personazhe, që ato të mos kishin rrugë tjetër përveçse të merreshin me njëra tjetrën”, thotë regjisori Bujar Alimani.

Top Channel