Holanda: Keqardhje për bojkotin, por zgjedhje edhe pa opozitën

04/05/2017 00:00

Pas ambasadës amerikane, asaj britanike e asaj gjermane, edhe ambasada holandeze në Tiranë thotë se do të njohë zgjedhjet e 18 qershorit edhe pa pjesëmarrjen e opozitës.

“Pas konsultimit me ambasadat e tjera dhe delegacionin e BE-së në Tiranë, Holanda u bën thirrje të gjitha forcave politike që të vazhdojnë dialogun në përpjekje që zgjedhjet të mbahen sipas standardeve ndërkombëtare dhe me pjesëmarrjen e të gjitha partive. Udhëheqësit politikë duhet të jenë të përgjegjshëm për stabilitetin e vendit”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga ambasada holandez.

Shqiptarët, vijohet aty, meritojnë zgjedhje me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike dhe megjithëse do të na vinte keq nëse opozita i bojkoton, vetë zgjedhjet do të vlerësohen në bazë të standardeve ndërkombëtare.

Më pas, në deklaratë përmenden reforma në drejtësi dhe pesë prioritetet për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Top Channel