Për Vlorent Xhafën “Different Trains” është një festival domosdoshmëri në axhendën e tij personale. Si çdo pranverë, kur njerëzit e kanë domosdoshmëri muzikën ai vjen me artistë ndërkomëbtarë dhe me një program të zgjedhur.

Kësaj here, ky program i kushtohet mbase kompozitorit që ka lartësuar muzikën në arte e bashkë me të edhe njeriun, Ludëig Van Bethoven, kryesisht në pjesën e parë të krijimtarisë së tij, por edhe kompozitorëve të frymëzuar nga ai.

“Do të merremi me kompozitorin simbol të muzikës, për muzikantët, por edhe për ata që nuk janë muzikantë, që është Bethoven. Do të merremi me pjesën e parë të krijimtarisë së tij”, thotë drejtori artistik i “Different Trains”, Vlorent Xhafaj.

Duke filluar që prej 29 prillit festivali do të çelet në Vlorë, e më pas këtu publiku e gjen deri në 9 maj në Universitetin e Arteve dhe Katedralen Ortodokse. Qyteti tjetër që ofron mikpritjen është Korça, për një program tërësisht në piano.

“Do të startojmë me një koncert në qytetin e Vlorës më 29 prill në teatrin Petro Marko dhe ky koncert do të përsëritet në Universitetin e Arteve. Në të është një kompozitor mjaft i shquar gjerman, Eric Schumann”, shton Xhafaj.

Artistët ndërkombëtarë që vizitojnë për herë të parë Shqipërinë dhe luajnë për publikun e këtushëm kanë qenë gjithmonë një atraksion, por jo më pak edhe shqiptarët që punojnë në skenat ndërkombëtare.

“Do të ketë muzikantë mjaft të mirë Me klarinetë, Chen Halevi, që është një instrumentist mjaft i njohur izraelit dhe do të sjellë këtë instrument për herë të parë në këtë festival. Do të përsëriten pianistët Peter Laul apo Antoine de Grolee”, thotë drejtori artistik i festivalit.

Më e rëndësishmja në “Different Trains” është muzika. Ai ka ardhur si një festival me sezon të plotë dhe në këtë pranverë program është tërësisht i përshtatur me stinën.

Top Channel