Elisabeth Moss, Joseph Fiennes dhe Yvonne Strahovski zbritën që të tre në tapetin e kuq të festivalit të filmit “Tribeca” në Nju Jork për serinë televizive të përshtatur nga romani “Rrëfenja e një shërbyeseje” të shkrimtares kanadeze Margaret Atwood.

I publikuar për herë të parë në 1985-n, ky roman përfytyron një të ardhme të afërt totalitare, ku gratë fertile shtrëngohen në skllavëri seksuale si pjesë e përpjekjeve për të ripopulluar botën e përballur me katastrofa të mëdha mjedisore.

Femrave u ndalohet të lexojnë, ato nuk mund t’i kontrollojnë vetë financat e tyre dhe janë të detyruara të vishen në mënyrë tepër modeste, ndërsa jetojnë në një ambient ku të gjithë spiunojnë njëri-tjetrin.

Mbi 30 vjet më vonë, miniseriali i ri televiziv e sjell sërish në vëmendje veprën e Atwood.

“Të drejtat e grave janë rrezikuar prej një kohe shumë të gjatë dhe situata po vjen duke u përkeqësuar. Mendoj se është shumë mirë që njerëzve t’iu kujtohen disa gjëra herë pas here”, shprehet aktorja Elizabeth Moss.

Festivali i filmit “Tribeca” do të zgjasë deri në datën 30 prill.

Top Channel