“Equus”, shfaqja surprizë

30/03/2017 00:00

Fillimisht Equus solli për herë të parë në TK një aktor nudo, por nuk ishte kjo që e bëri të komentueshme.

Mbi të gjitha ky teatër ka komunikuar me publikun. I ka sjellë atij të gjallë emocionin. E ka bërë të mendojë bashkë me aktorët për rëndësinë e lirisë të qenies së tij. Për refuzmin ndaj një shoqërie ndrydhëse në emër të moralit që edhe vetë si koncept nuk është i qartë.

Equus është një vepër që i ka dhënë dorë regjisorit Mustafiç dhe trupës së aktorëve. Por regji kjo shfaqe ka në detaje. Mjafton një kokë kali dhe aroma e kashtës përreth që të fusnin në atmosferën e stallës dhe dashurisë ndaj zotit Kalë.

Një skenë e magjishme ishte kryqëzimi i adoleshentit Alan me kalin. Muzika nga Endi Sina dhe koereografia e Gjergj Prevazit, në çdo moment kulminant të çon peshë ankthin.

“Equus” e Petter Shafer është një vepër e gjithëkohëshme megjithëse si vënie e parë në teatër ajo ishte para afërsisht gjysmë shekulli.

Por Mustafiç e bën bashkë aktorin dhe publikun nën çatinë e teatrit. Dhe me thjeshtësinë e tij gjeti gjuhën e komunikimit me grupin e këtushëm të punës për t’i dhënë firmën e tij kësaj shfaqje.

Në rast se shfaqja ka lënë vend për dyshime është futja në të elementëve shqiptarë, si Vetingu, infermierja që kërkon 200 lekëshat apo një biznesmen që e rrjep shteti. Por kjo është një gjetje që e bëri publikun të gjejë grimca të vetes në skenë.

Në tërësinë e saj një shfaqe e tillë nuk ishe vënë për dekada, dhe pritet ende të shihet në rast se një tjetër në të ardhmen do ta eklipsojë atë.

Top Channel