Ata janë dy çifte borgjeze me një arrogancë naive, por edhe me hipokrizinë që shoqëron këtë klasë sociale. Kështu në komedinë e zezë “Zoti i Masakrës” ka tension, dhunë dhe të qeshura të mëdha.

Kjo është një komedi e cilësuar si më e mira në dekadën e fundit dhe fituese e plot çmimeve Tony nga adoptimi që ju bë për publikun amerikan në Brodëay, megjithëse suksesi fillestar ishte në gjuhën frënge me autore Yasmina Reza.

Dhe kjo shfaqe do të ketë edhe takimin e saj të parë me publikun shqiptar në Teatri Kombetar Eksperimental Kujtim Spahivogi me regji të Kiço Londos.

“Ka më shumë humor, më fine, më bashkëkohore dhe është po kaq universale”, thotë regjisori Londo.

Por çfarë mund të shohë publiku shqiptar ga këto dy çifte borgjezie?

“Mund të shohë klasën e vet borgjeze, veten, mund të shohë raportin me fëmijët, raportin midis fëmijëve”, thotë Kiço Londo.

Shfaqja vjen nën interperimin e Erand Sojli, Alert Çeloaliaj, Ermira Gjata dhe Ermira Cerkozi, duke nxjerrë në pah një mbizotërim të emrave shpesh të njëjtë brenda kësaj skene.

“Ka një alternim të moshave, të emrave, të figurave me më të rinjtë”, sqaron regjisori Londo.

Në këtë shfaqe Londo të jetë regjisor i vetëm duke mbartur edhe përgjegjësinë si drejtues i këtij institucioni para publikut.

“Dashuria ime e madhe mbetet teatri i gjallë”, thotë ai.

Por sesi do ta sjellë ai “Zoti i Masakrës”, ngelet për t’u parë në premierën e kësaj fundjave.

Top Channel