Rikthehet “Portokalli” në ekranin e Top Channel. Spektakli në Top i humorit dhe satirës sjell edhe surprizat e çdo fillim sezoni.

“Jam shumë entuziast për dy prurje të reja në skaletët e “Portokallisë”. Janë dy aktorë të rinj, të cilët provojnë për herë të parë këtë skenë. Këtë sezon kthehet një dyshe personazhesh më të dashur për publikun ‘Çifti i lumtur’”, zbulon regjisori Altin Basha.

Që në krye të herës, satira politike ka zënë vendin kryesor. Dhe fillimi i këtij sezoni përkon me një situatë që ka mjaft material për satirë.

“Në fokus do të jetë më shumë qeveria sesa protesta. Për ne, e keqja e vendit është më shumë qeveria se sa opozita”, shprehet Altin Basha.

Spektakli do të vijojë me ndërthurjen e moderimit dhe aktrimit me Xhemi Shehun dhe Salsano Rrapit.

“Mbas shumë lajmeve të “vërteta” për largimin tim, e shikon që unë lajm larguar nga drejtimi dhe po punoj si punëtor skene”, thotë me shaka Salsano Rrapi.

E përveç prurjeve të reja, “Portokalli” sjell gjithmonë personazhet me të afërt me publikun, ose yjet e saj.

Gjithçka fillon të dielën në orën 20:40, në ekranin e Top Channel.

Top Channel