Rembrandt në Louvre, ekspozohet koleksioni privat

23/02/2017 00:00

Louvre ka hapur dyert e ekspozitës me koleksionin më të madh privat të veprave të Rembrandtit dhe nxënësve të tij.

Një prej pjesëve më të çmuara është “Eliezer dhe Rebecca te pusi”, një pikturë me bojë vaji, e realizuar në 1645-ën nga nxënësi i Rembrandt, Ferdinand Bol.

Vepra artistike, e cila tregon një skenë biblike, atë të ballafaqimit të shërbëtorit të Abrahamit me gruan e ardhshme të Isakut, në një pus, u ble nga sipërmarrësi amerikan Thomas Kaplan, në një ankand të 2009-ës dhe i është dhënë me qira muzeut të Louvre-s një vit më vonë.

Për muzeun më të famshëm në botë, kjo ishte një dhuratë që nuk mund të refuzohej. Ekspozita “koleksioni i Leidenit …. epoka e Rembrandtit”, u hap të mërkurën dhe shfaq 30 piktura dhe vepra të artistëve më të njohur të epokës së artë, kryesisht nga rajoni i Leidenit në Holandë.
 
“Dashuria ime për Rembrandt-in nisi në moshën 6 vjeçare, kur nëna ime më çoi për herë të parë në muzeun metropolitan të artit . Atje pashë veprat e Rembrandtit dhe ishte një dashuri me shikim të parë”, tha koleksionisti Thomas Kaplan

Piktura e Bol ka qenë në Louvre prej 7 vjetësh dhe sipas rregullave të muzeut, afati i qirasë nuk mund të zgjatet më shumë, por sipërmarrësi amerikan ka vendosur të mos e privojë muzeun nga ky “gur i çmuar”, edhe për pak kohë.

Në ekspozitë shfaqet gjithashtu piktura “pacienti i pavetëdijshëm”, e realizuar nga Rembrandt në vitin 1824, kur ai ishte 18 vjeç. Deri para pak vitesh gjendej në një bodrum të New Jersey, e në 2015 u ble në ankand nga Kaplan.

Top Channel