Publikohen fotot e rralla të familjes Marubi

22/02/2017 00:00

I ftuar në “Pasdite në Top Channel” Drejtori i Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, Luçian Bedeni publikoi për herë të parë 5 foto  që nuk ishin shfaqur më parë për historinë e familjes që themeloi fotografinë shqiptare.

Kreu i këtij institucioni publikoi një foto të rrallë të Pjetro Marubit, që është shumë e veçantë për kohën, pasi është ndër të paktat imazhe të Pjetros në moshën e adoleshencës. Një tjetër foto me shumë vlera është ajo e gruas së Pjetër Marubit.

Në arkivin e babait të fotografisë shqiptare nuk ishte gjetur kurrë një foto e Marjeta Marubit. Mjaft interesante janë edhe fotot e Kel Marubit dhe Geg Marubit që gjithashtu publikohen për herë të parë. Ndërkohë një foto e Pjetro në vitet që jetonte në Itali ishte pjesë e publikimeve që bëri z.Bedeni.

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” në Shkodër është hapur një vit më parë dhe është një ndër vendet ku ruhen thesare të çmuara të artit dhe kulturës shqiptare që lidhet me fotografinë.

FOTO GALERI
1/5
Pjetro Marubi

Top Channel