Gjendet trupi i të mbyturit në lumin Fan
13/02/2017 00:00
Pas më shumë se një jave, është gjetur nga Forcat e Armatosura trupi i pajetë i 55 vjeçarit Fran Bardhi i mbytur më 5 shkurt në lumin Fan në Mirditë.
55-vjeçari ishte duke punuar kur është marra nga rryma e lumit më 5 shkurt. Prej ditësh polumbarët bënë kërkime dhe vetëm mbrëmjen e sotme arritën të gjenin trupin e Fran Bardhit.
Me anë të një statusi në “Facebook”, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli tha se nxjerrja e trupit do të bëhet ditën e nesërme.
Top Channel