Ndonëse vrasësit e tij nuk janë arrestuar ende, saga e Elton Çiços, i ekzekutuar gati një vit më parë, vijon të nxjerrë në dritë lidhje të tjera të dyshimta. Të paktën këtë e tregojnë arrestimet më të fundit të dy zyrtarëve të policisë, të cilët shfaqen aktivë duke komunikuar me kultivuesit gjatë disa aksioneve antidrogë në jug të vendit.

Pas arrestimit të shefit të rendit të Vlorës, Haki Hasanbegaj i dyshuar se është pjesë e një grupi kriminal, veprimet hetimore të çojnë në kohën kur Elton Çiço ishte gjallë, ndërsa në prokurorinë e Krimeve të Rënda u regjistrua procedimi penal pas grabitjes së dhunimit të prindërve të tij në Tepelenë.

Në këtë pikë Elton Çiço shfaqet në përgjime si mik i zyrtarit të policisë duke u shfaqur mbështetës për lëvizjen e tij nga shef në Tepelenë drejt rendit në Vlorë. Edhe koha kur siç thote prokuroria e Krimeve të Rënda, Hasanbegaj lë drejtimin e policisë në Tepelenë, ndërkohë që disa kultivues shfaqen të shqetësuar për këtë fakt.

Prokuroria ka dyshime se grupi ku bën pjesë Hasanbegaj kishte kultivuar kanabis në fshatrat Vezhdanisht dhe Treblove ndërsa i është sekuestruar edhe 2 ton drogë. Me vendim gjykate pritet të dalin për masë sigurie edhe Gani Abazi shef i specialistëve të zonave në Tepelenë dhe një i dyshuar si kultivues droge, ndërkohë që janë shpallur në kërkim dhe tre persona të tjerë.

Në lidhje me arrestimin e Abazit prokuroria thotë se hetimi ndaj tij ka nisur pasi u prangosën në Tepelenë 6 të dyshuar për çështje droge.

Zyra e shtypit përmend se personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal kanë një formë të veçantë bashkëpunimi , pasi rezulton se secili nga grupet e personave të dyshuar kanë krijuar lidhje të mëparshme me punonjës të policive vendore me qëllim mbrojtjen dhe shmangien nga asgjësimi i bimëve narkotike, kundrejt përfitimit.

Top Channel