Festivali “Different Trains”

30/01/2017 00:00

Arti që nuk njeh kufij, me emra virtuozë nga e gjithë bota që udhëtojnë në Shqipëri për t’u takuar, shkëmbyer, por edhe treguar identitetin e tyre nëpërmjet muzikës së dhomës. Ky është festivali “Different Trains”, i cili ka krijuar historinë e vet, e që do ta shndërrojë shkurtin në muajin e artit të muzikës.

Marin Gjollma, me një “background” interpretimi në skena ndërkombëtare, është një ndër pianistët pjesëmarrës për herë të dytë si i ftuar.

“Shina të ndryshme të cilat kuptojnë edhe ardhjen e muzikantëve të ndryshëm”, thotë pianisti Marin Gjollma.

Programi këtë herë në festival do të sjellë vlera absolute të kompozitorëv si Clara Schuman, një emër simbol i romanticizmit dhe gruas që bënte muzikë në një shekull që kjo nuk ishte e zakonshme për femrat. E më pas Sibelius me Malinkonia, një trio nga Mozart, më pas Schubert dhe një përmbyllje me Bethoven, shumica prej tyre vepra që luhen për herë të parë.

“Është një meritë shumë e veçantë e drejtorit artistik të festivalit “Different Trains”, Loren Xhafaj, japin mesazhe shumë të thella dhe të vërteta faktikisht”, shton ai.

Muzika e dhomës sjell emra dhe vepra që nuk shterojnë asnjëherë, por gjithmonë e më shumë tek to zbulon dicka të re, njëlloj si vetë qënia njerëzore, duke e bërë këtë lloj muzike si një ndër më të dashurat për publikun.

“Do të ketë vepra duo dhe trio. Aty do të marrin pjesë, unë si pianist, Lorent Xhafaj si violinçelist dhe Bogdan Zoristeanu, që është një violinist i shquar”, rrëfen Marin Gjollma.

“Different Trains” çelet në mbrëmjen e 9 shkurtit tek Katedralja e Kishës Ortodokse, për të vijuar përgjatë shkurtit me koncerte të tjera që përmbajne thyerjen me periudha të ndryshme në programin e tij.

Top Channel