Drama psikologjike “Jackie” është duke u shfaqur në kinematë botërore edhe në Shqipëri. I cilësuar si një simfoni misteri në Shtëpinë e Bardhë, filmi me protagoniste Natalie Portman dhe regji të Pablo Larrain mes shumë të tjerash ka sidomos pikë të fortë kostumet nga Madeline Fontaine.

“Kostumografia ishte shkalla më e lartë. Një shembull mjaft elegant për t’u marrë. Natyrisht që për atë është shquar dhe pikë të fortë ose dominante regjisori kishte mbajtur kostumografinë”, shprehet Anila Konomi, stiliste.

Ashtu sië Natalie Portman do të shprehej se ka marrë si shembull ikonën që përfaqësonte Jackie dhe stilin e saj.

“Nuk abuzoi në disa gjëra, por futi disa të reja siç ishte kapelja, doreza, linja dopjo pet, ngjyrat bazike, të forta, që nuk ishin parë deri atëherë, pasi bëhet fjalë për vitin 1961”, thotë Konomi.

Por nuk është aspak rastësi që Zonja e Parë më e freskët e Shtëpisë së Bardhë, Melania Trump kishte zgjedhur të njëjtën ngjyrë me Jackie Kennedy ditën e betimit.

“Ndryshimi ka qenë se Jackie ka përdorur shumë kapelet e asaj kohe, ndërsa në rastin e Melania e pamë që e kishte marrë detajin dorezën që është shumë e veçantë”, thotë stilistja.

Duket se Melanie e dinte se do të ishte e shigjetuar për imazhin e saj, beri një zgjedhje të mençur, pasi testin e ka kaluar fillimisht Jackie. Megjithëse këtë ngjashmëri nuk e gjejmë dot në bashkëshortët e tyre. Pasi Donald Trump duket se ngjason me shumë me Aristotle Onassis.

“Dhe nuk ka dashur të rrezikojë, pasi vjen si modele dhe e di mirë se abuzimet do të ishin të mëdha për të”, shprehet Anila Konomi, stiliste.

Top Channel