Teatri bashkëkohor erdhi dukshëm tek “E vërteta e Marias”, për më tepër në një dramë që flet shqip dhe tregon rrëmujën e tranzicionit, por edhe perceptimet personale psikologjike të karakterve.

Një balerinë bëhet pjesë e skenës, duke sjellë koreografinë e mirfilltë brenda një shfaqeje, por edhe duke i futur aktorët tërësisht në veprim

“Kjo shfaqje vjen e përcillet jo vetëm nëpërmjet tekstit, por nëpërmjet teatrit total ku fjala, lëvizja, imazhi, muzika bëhen një, po njëkohësisht me parametrat e një spektakli teatror”, tha koreografi Gjergj Prevazi.

Këto janë elementë jo të zakonshëm në teatrin shqip, por edhe një mënyrë eksperimenti.

“Të gjithë aktorët janë munduar të bëjnë më të mirën e tyre duke përdorur të gjithë trupin për të komunikuar me vërtetësi”, tha Prevazi.

Megjithatë edhe ky lloj teatri ka një audiencë të segmentuar. Në shije dhe në moshë.

“Në përgjithësi audiencat janë të prirura të shohin diçka ndryshe”, vijon Prevazi.

Tek kjo premierë ndihej që regjisori i ri Idrizi, ka nevojën e krijimit të eksperiencës. Ndërsa për koreografin Prevazi asnjë referencë nuk ka qenë në focus të tij.

“Referenca për shkolla të caktuara janë disi demode”, thotë më tej ai.

Top Channel