Prokuroria: 38 vjet burg për grupin e mashtruesve
16/01/2017 00:00
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin për 6 persona, të akuzuar si të përfshirë në skemën mashtruese “Fullpet”, e cila i ka shkaktuar shtetit një dëm që llogaritet në rreth 500 milionë lekë të reja.
Sipas një njoftimi për shtyp të organit të akuzës së kryeqytetit, në përfundim të gjykimit, prokuroria kërkoi dënimet:
Androkli Kokthi, ish-drejtor i Tatimeve Tiranë, 3 vjet burg;
Ibrahim Aktoz, 4 vjet burg;
Ekrem Oztemel, 7 vjet burg;
Fabian Goci, 8 vjet burg;
Aurel Preni, 8 vjet burg;
Fiqiri Hoxha, 8 vjet burg.
Procesi ndaj të pandehurve është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe ata përfitojnë uljen me një të tretën e dënimit nëse shpallen fajtorë nga gjykata.
Top Channel