AP përshëndet miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për LGBTI

25/05/2016 00:00

Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, përshëndet miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Personat LGBTI në Republikën e Shqipërisë 2016 – 2020, nga Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme.

Avokati i Popullit mbështet fuqimisht këtë iniciativë të qeverisë, duke e konsideruar si një hap të rëndësishëm, që i hap rrugën një sërë reformave për t’u garantuar anëtarëve të komunitetit LGBTI të drejta të barabarta me të gjithë qytetarët e tjerë.

Miratimi i këtij Plani kombëtar Veprimi dhe zbatimi i tij praktik do t’i shërbejnë mbarë shoqërisë sonë, pasi do të krijojnë një terren të përshtatshëm për të lënë mënjanë paragjykimet, diskriminimin dhe dhunën, që ushtrohet në jo pak raste ndaj personave të komunitetit LGBTI.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA