Kompania Apple paralajmëron klientët e saj në New York se porositë për iPhone e ri mund të mbërrijnë me vonesë për shkak të vizitës së Papës.

Në një email dërguar klientëve të saj që kanë bërë porosinë në Apple Store, kompania thotë se porosia mund të vonohet për shkak të masave të trafikut atë ditë në New York.

“iPhone juaj 6s 64GB Rose Gold është planifikuar të vijë të premten, më 25 shtator. Megjithatë, për shkak të kufizimeve të pritshme atë ditë në New York, dërgesa juaj mund të vonohet”, thuhet në email.

Top Channel