Përdorimi i dronëve po përhapet me shpejtësi, jo vetëm për qëllime argëtimi, por edhe për të ndihmuar njerëzit në veprimtarinë e tyre të përditshme.

Një i tillë është edhe përfundimi i një studimi të dy shkencëtarëve zviceranë, njëri i specializuar në robotikë dhe tjetri i specializuar në arkitekturë, të cilët prezantuan punën e tyre 3-vjeçare.

Bëhet fjalë për një projekt të realizuar me sukses në miniaturë. Dy dronët u programuan për të ndërtuar një urë në gjendje që të mbajë peshën e një personi. Pas mijëra testesh, ata thurën me sukses urën dhe testimi përfundoi.

Dy shkencëtarët e rinj zviceranë thonë se shpresojnë që teknologjia e tyre të mund të përdoret për të shpëtuar jetë njerëzish, në raste zjarresh, bllokimi në male e të tjera raste në terrene të vështira, ku dronët të mund të lëvizin pa asnjë problem.

Top Channel