Xiaomi Mi 4c për Kinën, gjithçka që dëshironi nga një smartphone

22/09/2015 11:35

Më herët gjatë këtij viti, Xiaomi prezantoi Mi 4i për Indinë, dhe sot ka prezantuar Mi 4c për Kinën. Të dy telefonat androidë kanë një dizajn metali dhe një çmim shumë të lirë.

Për një çmim vetëm 200 dollarë, Xiaomi Mi 4c ka gjithçka që dëshironi nga smartphone-i juaj. Ka një ekran 5 inç, me rezolucion 1080 p, një kamera 13 megapiksel me një fazë të shpejtë të autofokusimit, një pateri prej 3080 mAh dhe një portë USB-je.

Xiaomi Mi 4c është për dy karta, një gjë e rëndësishme kjo për krijuesine saj, dhe përmban rreze infra të kuqe duke e kthyer telefonin në një telekomandë.

Top Channel