U21, Shqipëria për “hakmarrje” ndaj Portugalisë

08/09/2015 16:30

Një natë më parë Kombëtarja shqiptare u mposht në 90 sekondat e fundit në ndeshjes ndaj Portugalisë në “Elbasan Arena”, por vetëm një ditë më pas shqiptarët do të ndeshen sërish me portugezët, por këtë herë ekipet e shpresave.

Në “Qemal Stafa” në orën 18:00, Shqipëria U21, e përbërë me lojtarë që premtojnë shumë për të ardhmen, do të kërkojë të arrijë një rezultat pozitiv ndaj Portugalisë U21, që sezonin e kaluar arriti deri në finale të Kampionatit Europian.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Redi Jupi mori një barazim 1-1 vetëm 4 ditë më parë ndaj Izraelit dhe pse luajti për më shumë se 40 minuta me një lojtar më pak. Milot Rashica e Endri Cekiçi ishin dy lojtarët që bën diferencën në pjesën e dytë, ku ky i fundit ishte edhe autor i golit të barazimit.

Edhe në ndeshjen ndaj Portugalisë vëmendja do të jetë pikërisht te këta dy lojtarë, duke qenë se do të mundojë lojtari i Interit, Rey Manaj, për arsye dëmtimi si edhe Albion Avdijaj, i ndëshkuar me të kuqe në ndeshjen e fundit.

Kjo do të jetë ndeshja e tretë për U21 të Shqipërisë. Deri tani Shpresat renditen në vendin e parë me 4 pikë, po aq sa ka edhe Izraeli, ndërsa Portugalia dhe Greqia nuk kanë luajtur asnjë ndeshje deri tani.

Top Channel