Kategoria Superiore, Partizani dhe Laçi e nisin me barazim

21/08/2015 00:00

Sfida mes Partizanit dhe Laçit përfundoi 1-1, ndeshja që startoi dhe sezonin e ri të Superligës shqiptare.

Një pjesë e parë me ritëm të ulët, ku të dyja skuadrat luajtën më shumë në mesfushë, duke mos arritur për asnjë moment të kërcënonin rrezikshëm portën kundërshtare.

Në fillimin e 45 minutave të dyta, sulmi i Partizanit gjallërohet me hyrjen e Sukajt në fushë, por ishte Laçi ai që kaloi në avantazh. Pas një goditje dënimi, Çela përfitoi nga një mosmarrëveshjes në mbrojtjen e të kuqve dhe shënoi golin e parë të këtij sezoni.

Pësimi i golit e bën Partizanit akoma më kërcënues dhe 10 minuta më pas, Xhevahir Sukaj barazoi shifrat me një supergol.

Në pjesën e mbetur të ndeshjes rezultati nuk ndryshoi duke bërë që të dyja skuadrat ta nisin këtë sezon me nga 1 pikë.

Java e parë e Superligës do të vazhdojë të shtunën me ndeshjen Flamurtari-Teuta dhe të dielën me dy sfida, Tërbuni-Tirana dhe Kukësi-Bylis.

Top Channel