Specialja, Kuvendi rinis debatet. Kurti: Po hidhet baltë ndaj Kosovës

03/08/2015 00:00

Pas pushimit, në orët e drekës Kuvendi i Kosovës ka rinisur debatet që i paraprinë votimit të Gjykatës Speciale. Albin Kurti nga Vetëvendosje, në fjalën e tij fillimisht ka kundërshtuar amendamentet e miratuara nga qeveria.

“Duke qenë se Kosova është republikë parlamentare, atëherë le të votohen në Kuvend”, ka deklaruar Kurti.

Gjithashtu, Kurti ka kritikuar atë amendament që parashikon burgimin e të dyshuarve në shtete të tjera dhe jo në Kosovë.

“Kjo është njësoj si burgu i Guantanamos. Por ndërsa burgu i Guantanamos dihet që ndodhet në ishullin kuban, në rastin tonë nuk dihet se ku do të burgosen të dyshuarit. Mund të jenë vende që janë Kundër UÇK-së dhe që janë edhe kundër ndërhyrjes së NATO-s”, ka thënë Kurti.

Ish-kryetari i Vetëvendosjes ka kritikuar edhe atë pjesë të amendamenteve, që parashikojnë se gjyqtarët kosovarë nuk do të përfshihen në procesin gjyqësor.

“Duke bërë thirrje për pastrim, neve duan të na vulosin si të papastër. Këto janë metoda të ndyra”, ka thënë Kurti.

Top Channel