Kosovë-Serbi, radhë të gjata në disa pikëkalime kufitare

02/08/2015 00:00

Qytetarët e Kosovës që vijnë nga diaspora, si dhe ata që po kthehen, edhe këtë vit ballafaqohen me pritje të gjata në kufirin e Kosovës me Serbinë.

Policia e Kosovës njoftoi se, edhe këtë të dielë, kolona e automjeteve në hyrje është rreth 1 kilometër, ndërsa në dalje më pak se 1 kilometër. Ndërsa në pikëkalimin kufitar tek “Dheu i Bardhë”, në Gjilan, si në hyrje ashtu edhe në dalje nuk ka radhë të gjata, teksa pritjet momentalisht zgjasin rreth 10-20 minuta.

Në pikëkalimin kufitar të Mutivodës, drejtimi i fshatit Keçekollë, dhe pikëkalimi kufitar Muçibabë, sërish në Gjilan, në hyrje dhe në dalje nuk ka fare pritje të gjata, përveç pritjeve normale afërsisht deri në 5-10 minuta. Këto informacione, sipas policisë janë për gjendjen deri në orën 10:30.

Policia e Kosovës, me qëllim për të shmangur pritjet e gjata, njofton të gjithë qytetaret se, ata që mund të shfrytëzojnë pikëkalime të tjera kufitare, ku nuk ka pritje apo ka më pak pritje, t’i shfrytëzojnë ato, pasi nuk ka radhë dhe pritje të gjata.

Top Channel