Përkujtimorje në kompleksin memorial “Adem Jashari”

01/08/2015 00:00

Nën organizimin e Ministrisë së Diasporës, të shtunën mbahet manifestimi qendror për bashkatdhetarët në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me motivin “Një lule për Jasharajt”.

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë organizim që mbahet në mbrëmje simbolikisht dërgojnë nga një lule për të nderuar veprën dhe sakrificën e familjes Jashari.

Në manifestim, ku do të marrë pjesë edhe ministri Diasporës, Valon Murati, do të ketë edhe program artistik.

Top Channel