Sirit i thua të karikojë iPhone-in … por telefonon emergjencën

18/07/2015 00:00

Disa përdorues të iPhone në SHBA janë të çuditur me një fenomen jo të zakonshëm të Siri, asistenti zanor i Apple. Nëse thua fjalën “kariko telefonin tim 100%”, pas pesë sekondash Siri do të telefonojë automatikisht shërbimin e emergjencës, bën të ditur CNBC.

Ndërsa ky funksion i pazakontë mund të telefonojë gabimisht emergjencën, ka potencialin të jetë një metodë e fshehtë për të telefonuar policinë në rast grabitje të shtëpisë. Disa përdorues të iPhone kanë shprehur shqetësimin e tyre në rrjetet sociale.

“Telefonova gabimisht 911 për shkak të Sirit”, shkruan Frank Baker, një përdorues i iPhone. “Pse kur i thua Siri-t ‘kariko telefonin tim 100%’ telefonon 911, por kjo mund të jetë shumë e dobishme nëse jeni në një situatë të keqe”, shkruan një tjetër.

Nuk është e qartë nëse ky funksion është vendosur me qëllim nga Apple, apo thjesht një keqfunksionim. Apple nuk ka reaguar lidhur me këtë çështje. Komanda e çuditshme, e raportuar më herët nga The Verge, shfaqet në të dy sistemet operative, 8 dhe 9, sipas disa eksperimenteve të bërë nga CNBC.

Top Channel