Apple ka aktivizuar shërbimin falas për të gjithë klientët e saj grekë për ruajtjen e materialeve në serverët e saj, njohur ndryshe si “iCloud”.

Ky shërbim ofrohet për rreth 20 euro për 1 TB hapësirë, dhe 0.99 cent për hapësira më të vogla. Urdhri i qeverisë greke për kontrollin e kapitalit, që u ndalonte të gjithë qytetarëve dërgesat apo kryerjen e pagesave online, bëri të pamundur pagesën mujore për klientët grekë të shërbimit iCloud të Apple.

Për këtë ka ndërhyrë kompania amerikane, e cila përmes filialit zyrtar në Athina u ka komunikuar me postë elektronike të gjithë klientëve të saj se ky shërbim u ofrohet falas për 30 ditë.

“Për të parandaluar ndërprerjen e shërbimit iCloud gjatë krizës fiskale dhe për t’u siguruar që keni akses tek materialet tuaja, kemi zgjatur planin e ruajtjes së të dhënave në iCloud për 30 ditë të tjera, pa asnjë kosto shtesë”, thuhet në njoftimin e Apple Store Hellas.

Top Channel