Ndonjëherë vendosni që të shkoni në ndonjë restorant ose lokal, për të ngrënë ose pirë diçka, por kur të arrini atje do ta gjeni të mbyllur. Ky problem nuk do të jetë në të ardhmen, në rast se jeni përdorues i Google Maps.

Përditësimet e fundit të Google Maps tani ju tregojnë nëse lokali, restoranti ose një vend tjetër, ku ju keni dëshirë ta vizitoni, është i mbyllur në momentin kur ju do të arrini.

Google do t’ju shfaqë në ekranin tuaj njoftimin se vendi ku dëshironi të shkoni mund të jetë i mbyllur, por mund t’ju njoftojë gjithashtu me orarin e riphajes së tij.

Përditësimet e fundit janë të disponueshme vetëm për përdoruesit e Android, ndërsa shumë shpejt do të jenë edhe për ata të iOS.

Top Channel