Një kompani britanike ka sjellë si alternativë për të përdorur si PIN shenjat emoji. “Intelligent Environments” thotë se shërbimi i Emoji Passcode është më i sigurtë, pasi ka më shumë mundësi kombinimi. Aktualisht, ekzistojnë 44 emoji, ndërsa numrat janë nga 0- 10.

Kompania thotë se disa banka kanë shprehur interes në këtë ide. Ekspertët e kujtesës thonë se njerëzit i mbajnë mend më mirë pamjet.

David Webber, drejtor menaxhimi i “Intelligent Environments”, thotë se sistemi është dizenjuar për 15-25-vjeçarët. “Pse dhe shërbimi i financave të mos bëhet argëtues dhe inovativ? Është thjesht një mënyre tjetër për të patur akses”, thotë ai.

Megjithatë. Webber thotë se kompania e tij nuk e ka të patentuar këtë ide. “Nuk mendoj se është e patentueshme. Por mendoj se jemi të parët që kemi menduar për këtë”, ka thënë ai për BBC-në.

Eksperti i sigurisë kibernetike, profesori Alan Woodward, thotë se pamjet janë përdorur më herët dhe nga disa firma të tjera si një alternativë e domosdoshme për të kujtuar sekuenca komplekse të numrave dhe shkronjave.

“Unë mendoj se është një hap përpara interesant dhe i vlefshëm. Nëse këmbëngulim në përdorimin e fjalëkalimeve, i cili do të ekzistojë dhe për pak, ne duhet të njohim se si mendojnë njerëzit dhe ta bëjmë më të thjeshtë për të kujtuar”, ka thënë ai.

Top Channel