Nëse nuk jeni regjisor filmash apo arkitekt, ndoshta nuk do t’u kushtoni shumë rëndësi llampave gjatë punimeve.

Pavarësisht fuqisë së tyre për të ndryshuar gjendjen emocionale, shumë prej nesh nuk e kuptojnë se sasia e ndriçimit ndikon shumë, teksa mund të jemi ulur në një karrige e duam të marrim një sy gjumë.

Dritat elektrike na rrethojnë prej shumë kohësh dhe janë shumë të zakonshme në pjesën më të madhe të vendeve, dhe i vërejmë vetëm kur ato kanë ndriçim shumë të zbehtë ose shumë të fortë.

Pavarësisht disa përparimeve tekonologjike, i vetmi sukses në dekadat e fundit sa i përket kësaj fushe është kalimi në llampat LED. Por kjo mund të ndryshojë shumë shpejt.

Mënyrat e ndriçimit tashmë po dizenjohen në mënyra të reja. Tashmë ato kanë sensorë, sinjale, komunikime dixhitale dhe bashkëveprojnë me mjedisin.

“Phillips Lighting” tregon se si një aplikacioni i kamerës së një pajisjeje teknologjike mund të marrë një kod unik nga çdo dritë në tavan. Kjo përkthehet në një hartë në ekran. Ajo është një teknologji shumë e ndryshme nga GPS, sepse punon shumë mirë në ambiente të mbyllura, është i saktë në centimetra dhe do të punojë vetëm për konsumatorët që e kanë zgjedhur.

Shefi ekzekutiv i Phillips Lighting, Eric Rondolat, thotë se kjo teknologji ka potencial të madh: “Ne kemi një projekt pilot për muze. A mund të imagjinoni të jeni para pikturës tuaj të preferuar? Nuk duhet të vendosni më një numër në guidën tuaj audio. Thjesht mbani telefonin poshtë dritës dhe një aplikacion do t’ju dërgojë video apo informacione lidhur me pikturën”.

Arti i ndriçimit dhe kontrolli i tij teknologjik nuk përdoret vetëm për zyra e shtëpi, por edhe për objekte madhore. Shumë ura të reja po përdorin ndriçimin e kontrollueshëm lehtësisht nga telefonët e zgjuar (smart) apo nga tabletët. Ndonjë llampë e thyer mund të zbulohet në sekondë, falë një pajisjeje dixhitale që është testuar në ndriçimin e rrugëve të Los Angeles.

Top Channel