Në disa vende të botës, Twitter përdoret si mjet politik për të shprehur pakënaqësitë ndaj qeverive. Rrjetet sociale kanë ndryshuar historinë e shumë vendeve, prandaj nuk lejohen në disa shtete.

Ndër vite është punuar shumë që në shtete si Kina apo Irani, ku ka censurë edhe në internet, t’u sigurohet njerëzve qasja në këtë rrjet. Pavarësisht disa mënyrave, në fund ato kanë rezultuar të dështuara.

Mirëpo, një aplikacion për celularët Android, i quajtur FireTweet, u jep mundësinë njerëzve në shtetet e censurura të hyjnë në këtë rrjet social.

Mbrapa këtij aplikacioni qëndron një grup i quajtur “Lantern”, ku personi përgjegjës është Adam Fisk. Sipas këtij të fundit, qëllimi i aplikacionit është që t’i japë mundësinë çdo njeriu të ketë qasje në këtë rrjet social.

Për këtë aplikacion, shfrytëzohet një sistem i ngjashëm si rrjeti “peer-to-peer”, i cili lidh një përdorues nga një rajon i censuruar, me dikë tjetër, nga një rajon në të cilin interneti nuk është i bllokuar.

Top Channel