Google ka lancuar një program në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara. Kompania është duke investuar 20 milionë dollarë në fondin e Google.org, i cili përdoret për zhvillimin e teknologjisë për krijimin e pavarësisë së personave me aftësi të kufizuara.

Për këtë, Google kërkon dhe ndihmën e publikut: Ai bën thirrje për të identifikuar fushat e reja të mundësive. “Google Impact Challenge: Aftësitë e kufizuara nuk kërkojnë përfitime, t’i ndihmojmë të gjejnë një zgjidhje të re për disa mundësi për këtë komunitet”, – thotë kompania. – “Ne do të zgjedhim më të mirat e këtyre ideve dhe t’i ndihmojmë të ecin përpara, duke investuar në vizionin e tyre dhe mobilizuar njerëzit e burimet tona”.

Kompania e Mountain View është duke investuar në dy organizata: Enable Community, duke i dhënë fondin prej 600 mijë dollarë, dhe World Wide Hearing, me fondin prej 500 mijë dollarësh.

Organizata e parë lidh njerëzit që kanë nevojë për proteza me vullnetarët, ndërsa e dyta do të zhvillojë prototipe dhe do të testojë pajisje me kosto shumë të ulët për humbjen e dëgjimit, duke përdorur teknologjinë e telefonëve smart.

“Secila prej këtyre kompanive përdor teknologji që reduktojnë në mënyrë të gjerë koston dhe aksesin e protezave për personat e gjymtuar, si dhe terapi dëgjimi, respektivisht, që do të jenë transformuese për qindra milionë njerëz”, shpreson Google.

Top Channel