Google nis aplikacionin e porosive të ushqimit në shtëpi

11/05/2015 00:00

Doni picë? Makarona apo sushi? Mos kini frikë nga pritjet e gjata në telefon për të folur me restorantin më të afërt. Nga sot mendon Big G.

Çdo lloj ushqimi mund të porositet direkt me Google, por për momentin programi është në SHBA.

Gjiganti i kërkimit online i ka hyrë biznesit të dorëzimeve duke integruar dhe mundësinë e porosisë në shtëpi direkt nga funksioni i kërkimit të restoranteve.

Por nga ana tjetër, Amazon vijon projektin e saj për dorëzimet e porosive me dron. Sipas saj, këto mjete fluturuese mund të lokalizojnë vendin ku është bërë porosia.

Në një postim të tij, Google u shpjegon përdoruesve amerikanë se mund të porosisin ushqim në shtëpi, falë marrëveshjes me pesë kompani.

Në praktikë, kërkon online një restorant, ku prenoton ushqimin dhe të vjen në shtëpi. Kompanitë e specializuara në këtë lloj dorëzimesh kanë fituar shifrën prej 600 milionë dollarësh vitin e kaluar, por pjesa më e madhe e konsumatorëve bëjnë porosi duke u telefonuar restoranteve.

 

Top Channel