Rekord në Japoni, shënon gol në moshën 48-vjeçare

06/04/2015 00:00

Kazuyoshi Miura, 48 vjeç, ka shënuar një rekord të ri në karrierën e tij: në moshën 48-vjeçare është bërë golashënuesi më i vjetër i futbollit japonez. Të dielën, ish-lojtari i kombëtares së Japonisë ka shënuar një gol në ndeshjen Yokohama FC – Jubilo Iwata, ndeshje e vlefshme për kategorinë e dytë japoneze.

Lojtari më i vjetër i futbollit japonez shënoi me kokë në minutën e 14.

Gjatë karrierës së tij të gjatë, Miura ka luajtur në Brazil, Australi, Kroaci dhe Itali. Me kombëtaren ka luajtur 89 ndeshje duke shënuar 50 gola. Fatkeqësisht, nuk ka arritur kurrë të luajë në një Botëror.

Top Channel