Meta: Bazhdari ka frymën e bashkëpunimit

03/04/2015 00:00

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i shoqëruar edhe kandidatja e përbashkët
e koalicionit të majtë për Bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari, mori
pjesë në përurimin e një biznesi fason në kryeqendrën e veriut.

“Fryma e re e sipërmarrjes dhe bashkëpunimi do të bëjë që Shkodra të hyjë në rrugën e zhvillimit”, tha Meta.

Sipas tij, sipërmarrja private, duke patur edhe mbështetje nga ana e pushtetit vendor, do të sjellë progres në të ardhmen.

Më vonë, kreu i LSI-së, gjatë një takimi me strukturat e partisë në Shkodër prezantoi Keti Bazhdarin, kandidaten e përbashkët të së majtës për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

“Kandidatja jonë ka frymën e bashkëpunimit, pa të cilin nuk mund të ketë sukses”, tha Meta.

Top Channel