Kosovë, ministri i Brendshëm Hyseni, vizitë dyditore në Itali

26/02/2015 00:00

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni, po qëndron në një vizitë dyditore në Republikën e Italisë.

Gjatë qëndrimit në Itali, ministri Hyseni është pritur gjatë pasdites së të enjtes nga homologu i tij italian, Angelino Alfano, për të diskutuar për bashkëpunimin mes dy shteteve në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe për rendin e sigurinë.

Ndërsa të premten, në axhendën e ministrit Hyseni janë parashikuar takime me autoritetet italiane të zbatimit të ligjit.

Vizita e ministrit Hyseni në Itali është në vazhdën e bashkëpunimit të ndërsjelltë të institucioneve të zbatimit të ligjit të të dyja vendeve.

Top Channel