
Grupi B i Kampionatit Botëror ka nisur me një ndeshje të madhe, ku përballë njëra-tjetrës ishin finalistet e botërorit të fundit, Spanja dhe Holanda.
Por në ndryshim nga ajo finale e Afrikës së Jugut, e fituar nga spanjollët, në Brazil fitues kanë dalë holandezët, madje duke arritur të shënojnë plot 5 gola kundër kampionëve në fuqi.
Goli i parë i ndeshjes u shënua me 11-metërsh nga Alonso për Spanjën, por po ashtu si edhe një ditë më parë kjo penallti është kontestuar shumë nga holandezët.
Të besuarit e Van Gaal do të gjenin forca dhe ende pa u mbyllur pjesa e parë, në minutën e 44 do të gjenin golin e barazimit me Van Persie-n.
Pjesa e dytë do të ishte një makth i vërtet për kampionët në fuqi të botës, pasi jo vetëm që nuk do të mbanin dot barazimin, por do të shkatërroheshin edhe me 4 gola të tjerë.
Vendimtar për Holandën në pjesën e dytë ishte lojtari i Bayern-it, Robben, i cili shënoi 2 gola, gjithashtu në këtë pjesë shënoi sërish edhe Van Persie, te goli arriti edhe De Vrij.
Tani spanjollëve do t’i duhet të fitojnë 2 ndeshjet e tjera në grup, kundër Kilit dhe Australisë, për të shpresuar për një vend në 1/16.
Top Channel