SHBA, Minesota, -37 grade celsius

08/01/2014 00:00

Parashikimet e -50 gradëve celsius nuk u arritën, por edhe 37 gradët nën zero të regjistruar në Minesota, nuk janë pak.

Videoja e nje meteorologu ne Wisconsin qe hedh uje te nxehte ne ajer vetem per ta pare ne çast te shnderrohet ne grimca akulli, eshte perhapur me shpejtesi ne internet e shume nxituan ta imitojne.

Moti ekstrem ka vazhduar te shkaktoje kaos te udhetimit ne Shtetet e Bashkuara, ku vetem gjate dites se marte u anulluan 2.700 fluturime. Ne te gjithe veriun e Amerikes, situata mbetet e renduar, ndersa te 50 shtetet kane perjetuar temperatura ngrice. Vorbulla polare ka prekur ne total gati 190 milione persona.

Aq ftohte ishte jashte, sa nje i arratisur nga burgu ne Kentucky eshte kthyer vete e eshte dorezuar sepse nuk qendronte dot neper rruge. Ne qytetin e vogel Hell te Michiganit, termometri shenoi 17 grade nen zero duke bere qe faqet e internetit te mbusheshin me komente ironike per nje mot aq te keq, sa kishte ngrire edhe ferri vete.

Ne shume pjese te vendit, nje vale e tille te ftohti nuk eshte pare prej dy dekadash. Edhe në Chicago, ku banorët janë mësuar me temperatura të ulëta, erërat e acarta janë të papërballueshme për njerëzit. Mbremjen e se martes, ato arriten ne
-23 gradë celsius. I ftohti ekstrem ka mberritur deri në Florida dhe Teksasin jugor, që zakonisht kanë mot të ngrohtë edhe në dimër. Meteorologet thone megjithate se piku i ngricave duhet te kaloje shpejt e nga fundjava, temperaturat do te fillojne te rriten.

Top Channel