Nëpunësi, Kuvendi rrëzon dekretin e Nishanit
14/11/2013 00:00
Me gjithë situatën kaotike që karakterizoi seancën parlamentare të së
enjtes për shkak të protestës së opozitës, e cila e ngritur në këmbë
kërkonte praninë në sallë të kryeministrit Rama për të dhënë llogari për
armët kimike, kryeparlamentari Ilir Meta ka vijuar me rendin e ditës.
Kështu me 75 vota pro, Kuvendi ka rrëzuar dekretin e Presidentit të vendit Bujar Nishani për të kthyer mbrapsht për rishqyrtim aktin normativ mbi administratën publike.
Vendimi i Nishanit u diskutua pak ditë më parë edhe në Komisionin e Ligjeve ku u vendos që dekreti t’i kalohet kuvendit, duke lënë hyrjen në fuqi automatikisht të Aktit Normativ për Nëpunësin Civil.
Top Channel