Shkarkohet kreu i Pastrimit të Parave

30/10/2013 00:00

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Pastrimit të Parave, Arben Doçi.

Pas disa vitesh në krye të Drejtorisë së Përgjithshme për Parandalimin dhe Pastrimin e Parave, Doçi është liruar nga detyra me motivacionin për performancë të dobët dhe mangësi në kryerjen e detyrës, ndërkohë që Ministria e Financave ka hapur procedurat për përzgjedhjen e pasardhësit të tij.

Arben Doçi, i cili para se të emërohej në krye të kësaj drejtorie të rëndësishme, ka mbajtur detyra të ndryshme në radhët e Policisë së Shtetit, ku e fundit ka qenë ajo e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të policisë. Në vitin 2007, ai u lirua nga kjo detyrë, pasi pati një sërë përplasjesh me drejtues të tjerë të policisë dhe pas kësaj u emërua në funksionin që ka mbajtur deri para pak ditësh.

Top Channel