Sapo ishte kthyer nga Afganistani, tenton vetëvrasjen

29/10/2013 00:00

Një nënoficer, i sapokthyer nga misioni në Afganistan, ka plagosur veten
me armë zjarri rreth orës 20:20 të së hënës në zonën e Shkozës në
kryeqytet.

Policia bën me dije se M. Barma kishte vetëm katër ditë që ishte kthyer nga misioni i tij në Afganistan.

Dyshohet se 35- vjeçari ka tentuar të vrasë veten në kushte të rënda psikologjike. Nënoficeri është nisur drejt Spitalit Ushtarak dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel