Një aksident i rëndë trafiku ndodhi paraditën e së martës në Rrugën e Kombit. Lajmin e konfirmoi Policia e Kosovës.

Sipas zëdhënësit të Policisë Baki Kelani, aksidenti ndodhi në kilometrin e 44-të të autostradës, afër fshatit Bellanicë, ku janë përfshirë 5 automjete.

Fatmirësisht, pati vetëm lëndime të lehta. Raportohen 4 persona të lënduar lehtë dhe dëme materiale.Ende nuk ka të dhëna si erdhi deri te aksidenti, përderisa trafiku po zhvillohet normalisht.

Top Channel