Bashkia: Shkollat janë gati

15/09/2013 00:00

Bashkia e Tiranës ka siguruar se të gjitha shkollat e kryeqytetit hapen sot dhe do të jenë brenda të gjitha kushteve optimale.

Gjatë një deklarate për mediat, ajo i është përgjigjur shqetësimeve të Autoritetit Shëndetësor Rajonal në Tiranë, i cili gjatë javës së shkuar propozoi mos hapjen e 4 shkollave në kryeqytet, ku kishte konstatuar probleme serioze në higjenë.

Alfons Muça, drejtor i Ndërrmarjes nr.3, theksoi: “Bashkia e Tiranës ka kryer punimet e saj në këto objekte problematike duke marrë masat e duhura. Ju garantojmë se të gjitha shkollat plotësojnë kushtet për të nisur vitin shkollor.”

Për vitin e ri shkollor 2013- 2014, Bashkia e Tiranës rehabilitoi 2 prej shkollave të kryeqytetit, ndërsa dy të tjerë i përfundojnë në janar.

Top Channel