U përpoq të grabisë kazinonë, arrestohet

06/09/2013 00:00

Një person pas tre ditë qëndrimi në një kazino në Gjirokastër dhe pasi humbi të gjitha paratë ka kryer një grabitje me anë të një pistolete lodër.

Sipas policisë, pasditen e së enjtes ai është futur në një kazino tek Ura e Lumit në hyrje të qytetit Gjirokastër , ku i ka kërkuar kamarjeres t’i thyente dhjetë mijë lekë.

Menjëherë personi në fjalë me anë të një pistolete, që rezultoi të ishte lodër, ka kërcënuar se do e vriste punonjësen e më pas e ka mbyllur kamarieren në tualetin e kazinosë duke marrë me vete një çantë dhe një sasi prej 24 mijë lekësh.

Policia gjeti hotelin ku qendronte grabitësi, shtetasi Jorgo Kumaraku nga fshati Livadhja i Sarandës. Pak orë më vonë është bërë i mundur arrestimi i grabitësit në qytetin e Sarandës.

Të njëjtin veprim ai e kishte kryer edhe në vitin 2007 duke përdorur sërish një pistoletë lodër.

Top Channel