Statuja e presidentit amerikan Thomas Woodrow Willson u përurua të mërkurën në sheshin qe mban edhe emrin e tij.

Mbulesa u ul pas notave te himneve shqiptare dhe amerikane, ne prezencen e Kryeministrit Berisha, ambasadorit Arvizu, ministrit Bumçi, kryebashkiakut Lulzim Basha, ministrave te tjere te kabinetit, realizuesit te statujes Gentjan Tabaku, mes duartrokitjeve te qytetareve qe ishin mbledhur per rastin.

Kryeministri Berisha shprehu mirenjohjen per te gjithe presidentet amerikane qe kane ndikuar per ceshtjet e Shqiperise dhe Kosoves, sigurisht edhe per presidentin Willson, nje nga njerezit me te rendesishem qe kontribuan ne ruajtjen e territoreve te Shqiperise se pavarur.

“Sot ne përurojmë së bashku shtatoren e presidentit ëillson, presidentit shpëtimtar të Shqipërisë së pavarur, burrit të madh, për të cilën siç do të thoshte Fan Noli do ta quante një lis të madh, në të cilin kombet e vogla kanë ndërtuar foletë e lirisë”, tha Berisha.

Ambasadori Arvizu falenderoi shqiptaret per ruajtjen e kujtimit te ish-Presidentit Willson dhe me pas citoi nje pjese nga fjalimi i tij i mbajtur ne 1918-n përpara Kongresit Amerikan, fjalim qe thuhet se percaktoi formen e bashkesise nderkombetare të së ardhmes.

“Në mënyrë që bota të bëhet e përshtatshme dhe e sigurtë për të jetuar në të, veçanërisht që të bëhet e sigurtë për çdo komb paqedashës sikurse i yni që dëshiron të jetojë jetën e tij, të vendosë institucionet e tij, të sigurohet për drejtësi dhe të trajtohet me drejtësi prej popujve të tjerë të botës, sikundër cdo agresioni të dhunshëm dhe egoistë të gjithë popujt e botës janë në fakt partnerë të këtij interesi, përsa na takon ne e shohim shumë të qartë se për sa kohë në botë nuk ka drejtësi për të tjerët, ajo nuk do të bëhet as për ne, prandaj programi i paqes botërore është edhe programi ynë”, citoi Arvizu.

Arvizu perfundoi fjalimin, duke ritheksuar fjalet e Sekretares amerikane te Shtetit Hillary Clinton gjate vizites se saj ne Tirane, se SHBA ka qene me shqiptaret pergjate 100 viteve dhe do te jene edhe ne 100 te ardhshmet e pertej tyre.

Top Channel