Numërtimi i legjislaturave, tani nga 1920

13/11/2012 00:00

Mazhoranca dhe opozita vendosën së bashku të pranojnë propozimin e
Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli për të ndryshuar numërtimin e
legjislaturave në Shqipëri.

Deri tani, numërtimi i legjislaturave ka nisur nga viti 1946, kur u instalua regjimi komunist dhe sipas ketij numertimi legjislatura aktuale eshte e 18-ta.

Por, duke marre si model disa vende europiane, qe kane perjetuar pushtimin fashist dhe regjimin komunist, kryetarja e Kuvendit, u propozoi deputeteve, qe Parlamenti i Shqiperise te vendose per ndarjen e numerimit te legjislaturave sipas periudhave, qe kur Shqiperia pati per here te pare organin e saj perfaqesues te dale nga Kongresi i Lushnjes me 1920. Qe nga kjo kohe dhe deri ne vitin 1946, regjimi komunist nuk njohu ne menyre institucionale organet perfaqesuese te shtetit shqiptar. Vendimin konsensual te marre nga Keshilli i Legjislacionit e paralajmeroi kryetarja e Kuvendit, sipas te ciles, edhe pse nje akt i vonuar, ai i jep fund nje padrejtesie historike gati 100 vjecare.

“Ne nuk do të pranojmë më që të kemi një numërim jo të vertetë të legjislaturave të Parlamentarizmit shqiptar. Kjo çështje është diskutuar edhe me disa anëtarë të opozitës për të nisur numërimin e legjislaturave ashtu siç e bën çdo vend tjetër”, tha Topalli.

Kryetarja e Kuvendit e propozoi kete inisiative qe pritet te miratohet te enjten ne Parlament, ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise gjate nje ceremonie per zbulimin e pllakes perkujtimore me emrat e te gjithe firmetareve te Pavaresise. Deri pak vite me pare, pakkush i njihte te 40 firmetaret, duke qene se nje pjese e tyre ishin ekzekutuar ose perndjekur nga regjimi komunist.

Pllaka me 40 emrat e firmetareve te Pavaresise ndodhet ne sallen e dikurshme te byrose politike, qe ne keto 20 vjet eshte shnderruar ne nje nga ambientet kryesore te Kuvendit, ku jane marre disa nga vendimet me te rendesishmet politike per vendin. Per kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, emrat e firmetareve te pavaresise, duhet te jene frymezim per bashkimin e politikes rreth interesave kombetare.

“Ka ndodhur që gjatë kësaj historie ka pasur njerëz të cilët më shumë silleshin si tregtarë flamujsh dhe këta ndoshta nuk mungojnë dhe sot. Ka patur të tjerë, të cilët ishin matrapazë të ndjesive kombëtare. Edhe sot sigurisht, të tillë nuk mungojnë. Ndaj dhe ne duhet të nderojmë të vërtetën e historisë sonë dhe ky është akti më i ndritur më sublim i atyre burrave që e deshën në mënyrë të pakushtëzuar këtë vend. E vetmja ftesë që si shqiptare, si shqiptarë, bashkë me kolegë të tjerë, është që, të bashkohemi si shqiptarë, të bashkohemi  me njëri-tjetrin, të bashkohemi në Evropë”, tha Topalli.

Top Channel